Nuk përmbahet kamikazja Spiropali: Familja e fëmijës së dhunuar falënderoi Rilindjen!

Elisa Spiropali që kur Edi Rama e ka bërë ministre, nuk përmbahet në rolin e saj prej kamikazeje, duke bombarduar në mënyrën më të turpshme opinionin publik.

Ajo nuk po lë ditë pa përdorur fatkeqësinë e një minoreneje të përdhunuar dhe veçanërisht familjen e saj.

Edhe sot që është ditë pushimi, adhuruesja e madhe e Ramë-Skënderbeut, e pozicionuar në një kënd lodrash fëmijësh ka mbajtur një video-monolog të gjatë, për këtë histori që tronditi opinionin dhe ka bërë propagandë, duke sulmuar opozitën, median dhe gjithë zërat e shqiptarëve të skandalizuar nga mënyra, se si policia dhe shkolla e trajtuan ngjarjen.

Spiropali arrin deri aty, sa që me ‘zërin’ e familjes’ falënderon pikërsisht ato institucione të Rilindjes, të cilët janë jo vetëm përgjegjëse për tragjedinë e vajzës, por bënë edhe gjithçka për ta mbuluar dhe fshehur atë.

 ‘Ajo familje e tronditur ne themelet e shpirtit, fliste me respekt per mesuesen, drejtoren e shkolles, policine e shtetit, agjencive e mbrojtjes se femijeve, psikologen vecanerisht dhe lutej per t’u lene e qete nga pikerisht ata qe te vrasin naten e te qajne diten! Ndersa monstra e te tijte apo te ngjashmit me te, ne politike e ne media u rileshuan mbi gjysh e babe, medemek ne emer te ligjit qe sipas tyre u mohon te drejten te kene nje fytyre per te thene para gjithe dynjase te vertetat e shpirtit!’, thotë ‘Miss 5, milion euroshi’ e doganave.