Kundërpërgjigjja e Kryemadhit: Rama nuk la votë pa blerë, për një qeveri pleshtash!

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, i është kundërpërgjigjur ditën e sotme nga Korça gjuhës fyese të kryeministrit Edi Rama, për opozitën parlamentare.

Gjatë një takimi me strukturat në këtë qytet Kryemadhi komentoi deklaratën e Ramës i cili tha se opozita,‘fle me qenin dhe prandaj zgjohet me pleshta’.

‘Edi Rama nuk ka lënë votë pa blerë, që të formojë qeverinë e pleshtave’, ishte kundërpërgjigjja e Kryemadhit nga qyteti Jug-Lindor ku po vazhdon turin me rastin e protestës së madhe të 16 shkurtit.