Sekuestrimi rekord- Doganat bllokojnë 21 brirë rinoceronti kontrabandë me vlerë 2 milion euro

Një sekuestrim rekord pjesësh kafshësh për të cilat tregtia është e ndaluar nga konventat ndërkombëtare, është realizuar në aeroportin Ataturk të Stambollit. 21 brirë rinoceronti me vlerë thuajse 2 milionë euro kanë përfunduar në rrjetin e kontrollit doganor.

Sëbashku me pjesët e çmueshme të fildishit është sekuestruar edhe një bri jo i plotë dhe 7 paketa plot me kthetra kafshësh të egra, mbase luanësh, duke qënë se ngarkesa vinte nga Afrika e Jugut.

Shtypi shkruan se pjesët e kafshëve mund të kenë pasur destinacion mjekësinë kinezë që i atribuon brirëve dhe kthetrave të kafshëve të egra, vlera kurative dhe afrodiziake.

Dy persona janë arrestuar për kontrabandë dhe sepse kanë shkelur normat e konventës CITES që synon të mbrojë kafshët në rrezik zhdukje.

Burimi: La Stampa /SCAN