", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

FOTO/ Reagon Mozzik pas shkrimit antishqiptar: Pafsha sa më shumë shqiptar t’u i mjel c***t Europës

Revista «Weltëoche» e Zürichut në numrin më të ri ka botuar të enjten një tekst për një këngëtare repi të quajtur Loredana, e cila është me origjinë shqiptare.

Pra, shqiptare zvicerane.

Ajo qenkësh rritur në Zvicër, më saktë në Emmenbrücke afër Luzernit. Loredana përshkruhet si reperja më e suksesshme që këndon në gjermanisht.

Me një milion ndjekës në mediat sociale.

Katër këngët e saj kanë gjeneruar 76 milionë «streams».

Por, Loredana (Zefi) në këtë tekst shërben vetëm si kukull, të cilën autori e stolis me të gjitha paragjykimet, klishetë, stereotipat që qarkullojnë kundër shqiptarëve në ambientet e errëta të shoqërisë zvicerane.

Gjithashtu ato shkruajtën dhe fjali antishqiptare duke nxitur ndjenja antiraciste të tilla: Shqiptarët kanë kafka të rrafshëta në pjesën e pasme dhe thonë fjali, të cilat janë aq të thjeshta sa kokat e tyre tullace. 

E teksa ky lajm bëri xhiron e rrjetit në të gjitha mediat online, nuk mund të mungonte dhe një reagim i Mozzik-ut i cili  me anë të një postimi në Instagram tregoi suksesin e këngës “Romeo&Juliet” në Gjermani aty ku renditet në vendin e dytë.

“Maspari..krenar qe jom Shqiptar ?? Pastaj edhe n'shtetin Gjerman nuk po mungon përkrahja s'bashku me grue @loredana kapum vendin e dyte ne gjithe Gjermanine per shitjen e këngës " Romeo&Juliet " #2

Faleminderit t'gjithve ! Pafsha gjithmonë shqiptarë tu i'a mjel c**** evropës ?? ?”, shkroi Mozzik në reagimin e tij.

View this post on Instagram

Maspari..krenar qe jom Shqiptar ???????? Pastaj edhe n'shtetin Gjerman nuk po mungon perkrahja s'bashku me grue @loredana kapum vendin e dyte ne gjithe Gjermanine per shitjen e kenges " Romeo&Juliet " #2 Faleminderit t'gjithve ! Pafsha gjithmonë shqiptarë tu i'a mjel c**** evropës ???????? ????

A post shared by MOZZIK (@mozzik) on