FOTO/ Pas sherrit,Oriola Marashi i bën Noizy-t atë që prisnim

Pak ditë më parë u shkruajt gjatë në media se Noizy dhe modelja e njohur Oriola Marashi janë zënë.

Thashethemet nisën nga fakti që dyshja nuk e ndiqnin më njeri tjetrin në Instagram dhe kjo u përforcua dhe më shumë nga fakti që dyshja kishin kohë pa u parë bashkë në publik.

Mirëpo marrëdhënia e tyre u normalizua dhe filluan sërish të ndiqnin njëri tjetri në rrjete sociale.

E si për t’i dhënë fund të gjithë zërave, Oriola i shkoi mbrëmë Noizyt në koncertin e tij në një nga klubet e Tiranës dhe sigurisht që nuk mund të realizonte video apo foto teksa ndodhej në skenë.