E quajtën të sëmurë mendore, aktorja e njohur turke tregon përse bëri ndryshimin e papritur në ‘look’

Aktorja e njohur turke, Birce Akalay i habiti të gjithë pak kohë më parë kur vendosi të shfaqej me flokët e shkurtër para publikut. Pas këtij ndryshimi aktorja u kthye në kryefjalën e mediave pasi askush nuk e priste dhe të gjithë po aludonin për arsyen që e detyroi. Pjesa më e madhe e fansave mendonin se Birce po vuante psikologjikisht prandaj e bëri këtë ndryshim, por me sa duket nuk ka qenë kjo arsyeja.

E pyetur së fundmi nga gazetarët se çfarë e shtyu aktoren të merrte këtë vendim, ajo tha: “Më kanë kritikuar pafund për flokët e mi. Madje, kanë aluduar edhe se jam në depresion e ndaj kam bërë të tillë zgjedhje. Doja t’i prisja dhe i preva, është kaq e thjeshtë. Juve ju duket si një krizë, mua më duket si një model i aktoreve të filmave të vjetër.”