Nedved befason me deklaratën: Dybala po luan shumë mirë...

Pavel Nedved nuk ka kursyer elozhet për yllin argjentinas, Paulo Dybala.

Zëvendës presidenti ka folur për mediat në një moment të sikletshëm kur argjentinasi është kritikuar nga kampi i "Zonjës së Vjetër".

 “Është e vërtetë, Dybala nuk ka shënuar shumë si vitin e kaluar, por ai po luan shumë më mirë dhe jam i lumtur me paraqitjet e tij” ka thënë Nedved.

Këto fjalë për Dybala vijnë në prag të transfertës të Juventus kundër Sassuolos.