Rama përdor Spiropalin për të zbuluar prindërit e vajzës që u dhunua në Kavajë

Ministrja Elisa Spiropali me porosi të Edi Ramës ka zbuluar identitetin e prindërve të vajzës së mitur në Kavajë që u përdhunua nga një grup prej 8 personash, të cilët mendohet se ishin shokët e të dashurit të saj adoleshent. Ajo ka shkuar vetë në Kavajë dhe bashkë me prindërit e vajzës ka folur para kamerës së ERTV. Video është publikuar nga Rama në Facebook si shenjë triumfi.

Edhe pse i ati i vajzës shprehet se nuk do që mediat të merren më me të, kësaj radhe është vetë Spiropali që zbulon identitetin e tyre. Mos u habisni që Spiropali dhe të dërguarit e Ramës të shkojnë deri aty sa të zbulojnë edhe identitetin e vetë vajzës. Opozita ka akuzuar qeverinë se policia e mbajti të fshehtë ngjarjen dhe se nuk ndërhyri në kohë për arrestimin e abuzuesve. Skandali mori vëmendje të madhe publike pas denoncimit fillimisht të ish-kryeministrit Sali Berisha. Më poshtë video e vizitës së Spiropalit në Kavajë. Lapsi.al.