Sot 'u përdhunuan' prindërit e vajzës nga Kavaja

Ministrja Elisa Spiropali sot shkoi dhe vizitoi familjen e vajzës së përdhunuar në Kavajë duke shkelur privatësine e tyre. Vetë familja kishte kërkuar që të lihej e qetë por Spiropali shkoi atje për të bërë show.

Pas kësaj ngjarjeje skandaloze ka reaguar edhe nën kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Erisa Xhixho.

Me anë të një statusi në facebook Xhixho shprehet se pas vajzës sot u përdhunuan edhe prindërit e saj nga vizita e ministres.

Shikoni postimin e plotë:

Sot “u perdhunuan “ prinderit e vajzes nga Kavaja.

 Privatesia e te mirures e ruajtur me aq profesionalizem nga Media ,sot u cenua ne menyren me te shemtuar nga Qeveria Rilindase,te cilet jane te gatshem te perdorin cdo gje per propagande eshte totalisht e neveritshme.

Familjes me hall shume te madh e detyrojne te japi intervista me kushtin e lemoshave, nderkohe qe duhet te mbajne pergjegjesi dhe njekohesisht te ishin shkarkuar nga detyra Drejtoresha e Zyres Arsimore Kavaje, Drejtoresha e shkolles “Rilindja” , mesuesja dhe psikologia qe jane bashkefajtore per heshtjen dhe mosdenoncimin te vepres penale.

Por ne vend qe kjo Qeveri te shkoj e te kerkoj llogari drejtuesve lokal per kete ngjarje qe ka tmerruar gjithe shoqerine Shqiptare , Sot “ perdhunuan” prinderit e vajzes nga Kavaja.