Solari i përgjigjet Iscos: Ka për detyrë të stërvitet...

Santiago Solari i është përgjigjur mesfushorit Isco.

Ylli i Real Madridit, një ditë më parë në Twitter ishte shprehur i pakënaqur me situatën e tij te Real Madrid, duke akuzuar trajnerin argjentinas.

Isco? “Futbollisti profesionist ka për detyrë të stërvitet një qind për qind, dhe të jetë në shërbim të ekipit”, ka deklaruar Solari.

“Ekipi është shumë i mirë, të gjithë lojtarët janë duke punuar shumë, me vullnet të madh për ekip, ekipi është protagonist i secilit ekip”.

Solari, në konferencë për shtyp, është pyetur për mesazhin e Iscos, duke thënë se secili lojtari duhet të punojë 100 për qind në stërvitje.