", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

Malcom zbulon bisedën me Messin: Ja çfarë më tha para se të shënoja në ‘El Clasico’

Sulmuesi i Barcelonës, Malcom ka mbetur i kënaqur në golin e tij në El Clasico kundër Real Madridit në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Mbretit.

21-vjeçari u bashkua me gjigantët katalunas për një shifër prej 41 milionë eurosh nga Bordeaux verën e kaluar, por ka luajtur vetëm një ndeshje në La Liga.

 “Jam shumë i lumtur për këtë ndeshje dhe shumë i lumtur për golin, e kam parë 100 herë”, ka thënë fillimisht Malcom për Cadena Ser.

 “E kuptova se po luaja para ndeshjes, isha gati, Messi më tha të qetësohem dhe foli se sa e vështirë do të ishte ndeshja, por do të ishte e mrekullueshme”.

“Unë gjithmonë do të jem në gjendje t’u tregoj fëmijëve të mi dhe fëmijëve të fëmijëve të mi se kam luajtur me më të mirët e të gjitha kohërave”.

“Kam një mirëkuptim të mirë me të gjithë brazilianët këtu, me Philippe Coutinho, Arthur Melo, Rafinha Alcantara… ne jemi gjithmonë jemi në humor”, përfundoi braziliani.