FOTO/ Mediu në SHBA, drejton takimin për Ballkanin bashkë me Kongresmenin Aderholt

Kreu i Partisë Republikane Shqiptare i cili po qëndron në SHBA në kuadër të ftesës së mengjesit të lutjeve ka drejtuar edhe takimin për ballkanin të organizuar bashkë me Kongresmenin Aderholt.

I pranishëm në këtë takim ka qenë edhe Presidenti i Republikës Ilir Meta.

Njoftimin për këtë ceremoni dhe foto nga takimi ai i ka bërë publike në faqen ritj në facebook.

Ja postimi i tij i plotë:

Kënaqësi gjatë drejtimit të takimit për Ballkanin organizuar bashkë me Kongresmenin Aderholt, ku mernin pjesë Kongresmenë, Zv/Asisten Sekretari Pete Marocco, perfaqesuesja e Shtepisë së Bardhë në Departamentin e Shtetit Pam Pryor dhe perfaqësues të Ballkanit të ftuar në mengjesin e lutjeve në Washington DC.