FOTO/ Anëtarë të mafias, 5 shqiptarë dalin në gjyq. Emrat

Janë 13 persona të arrestuar, pjesë e një bande italo-shqiptare janë shfaqur sot para gjykatëses Flavia Costantini në Romë në kërkim të heqjes së masës së arrestit apo për një masë sigurie më të lehtë.

Ata janë në qendër të hetimeve për organizatën kriminale të tipit mafioz që në 2-3 vitet e fundit, përmes kërcënimeve dhe atentateve me zjarrëvënie, kanë synuar imponimin karshi viktimave dhe marrjen nën kontroll të aktiviteteve të tyre tregtare, në veçanti në sektorin e argjendarisë dhe lokaleve të vallëzimit.

Midis 13 të arresturve të pranishëm sot në gjykatë janë pesë shqiptarë:

Ismail Rebeshi, i njohur edhe si Ermal, 36 vjeç, manaxher i një autosalloni dhe një lokali nate në Viterbo, në burg që nga 26 nëntori për drogë;

vëllezërit Spartak e Shkëlzen Patozi, 31 e 34 vjeç, punëtorë, i pari gjendet në burgun e Arezzos e i dyti në Viterbo;

Sokol Dervishi, punëtor, 33 vjeç, rezident në Viterbo;

Gazmir Gurguri, punëtor, 35 vjeç, rezident në Canepina.