VIDEO/ Basha nxjerr Edi Ramën në terren

Turi nëpër Shqipëri i ndërmarrë nga kreu i PD-së Lulzim Basha, duke takuar qytetarët për të mësuar për hallet e tyre, ka bërë që edhe Edi Rama ti rikthehet pas disa muajsh takimeve.

I kthyer nga Arabia Saudite, Rama ka bërë një program shpejt e shpejt për të dalë në ekrane dhe kete po e ben nga Korca.

Ai ka përgatitur disa takime me zyrtarët e bashkisë dhe shtetit në Korçë, ku sigurisht do të shkojë e të bëjë shoë, me inaugurime dhe takime të organizuara me zyrtarë, por që shiten si takime me qytetarët.

Takimet kanë nisur në orën 13:00 me studentet e ekselencës në Rektorat. Ne orën 15:30 takim me strukturat e PS, Korçës, Devoll, Erseke.

Axhenda e ditës së nesërme nuk dihet.