FOTO/ Presidenti i ri i Brazilit me pneumoni, përfundon në spital

Presidenti i ri i Brazilit, Jair Bolsonaro, ka pneumoni dhe mjekët po e kurojnë në një spital në Sao Paulo. Sëmundja u zbulua pasi z. Bolsonaro pati temperaturë me ethe të mërkurën në mbrëmje, njoftoi spitalo “Albert Einstain” në një deklaratë. Atij i janë dhënë antibiotikë.

Presidenti Bolsonaro ka qënë në spital që nga një operacion, javën e kaluar, për të hequr një qese vendosur në stomak me operacion një vit më parë gjatë fushatës.

Zëdhënësi i Presidentit, Otavio de rego Barros tha se nuk ishte e qartë nëse pseumonia do ta zgjaste qëndrimin e z. Bolsonaro në spital.

Nga ana e tij, vetë Presidenti komentoi nëj video të deklaratës së zëdhënësit të tij në Tëitter, me shaka: “Kujdes me ndjeshmërinë. Unë jam i çlodhur dhe mbetem i fortë.”/SYRI.NET