VIDEO/ Lojtari i Serie A në telashe, i publikojnë filmimet gjatë ...

Në mediat italiane është publikuar një video ku protagonist është lojtari i Cagliarit, Cyril Thereau.

Në këtë video që është përhapur shumë shpejt në rrjetet sociale dhe ka “buruar” nga “Whatsapp”, një burrë (Thereau) dhe një grua janë duke kryer marrëdhënie seksuale në prani të një femre të tretë, e cila merr pjesë dhe filmon.

Këto pamje kanë ngjallur dhe shumë komente në rrjetet e ndryshme sociale.

Francezi ka shpjeguar detajet: “Është një çështje e 4-5 viteve më parë kur isha pjesë e Udineses. Nuk e di si doli, por ka bërë rrëmujë. Si është e mundur. Ai i kishte fshirë të gjitha. As nuk e mbaj mend këtë gjë. Nuk e di si erdhi, s’kam asnjë ide. Është bërë shumë rrëmujë, të gjithë po flasin vetëm për këtë”.