Grabitje me armë në një karburant në Vlorë

Një tjetër karburant është grabitur gjatë natës në Novoselë.

Sipas burimeve kanë qenë dy persona të kamufluar që kanë kërcënuar rojën duke i marrë xhiron ditore afro 35 mijë lekë.

Në dëshminë e tij në polici roja ka treguar se ka dëgjuar grabitësit që të thonë 'nxirr pistoletën', ndërsa më pas kanë thyer xhamin e kabinës ku qëndronte duke i marrë lekët.

Pas njoftimit, policia e Vlores  ka mbërritur në vendin e ngjarjes duke nisur hetimet, por deri tani nuk ka asnjë të arrestuar. Kjo nuk është hera e parë që këtë zonë grabiten pika karburantesh.