Vdes në moshen 92 vjeçare kongresmeni më jetë gjatë në SHBA

John Dingell, kongresmeni më jetëgjatë në shërbim në historinë amerikane, ka vdekur në moshën 92 vjeçare.

“Ai ishte një luan i Kongresit të Shteteve të Bashkuara dhe një djalë i dashur, baba, burrë, gjysh dhe mik”, – tha zyra për shtyp e gruas së tij, Debbie Dingell.

Demokrati i Miçiganit ishte një forcë lëvizëse pas shumë ligjeve kyçe liberale, veçanërisht programet shëndetësore.

Ai u zgjodh për herë të parë në vitin 1955, duke shërbyer në Dhomën e Përfaqësuesve për 59 vitet e ardhshme. Ai u tërhoq në vitin 2015. Z. Dingell vdiq të enjten në shtëpinë e tij në Dearborn, Michigan.