Juventusi bën 4 shitje në janar dhe paguan gjysmën e kartonit të Ronaldos!

Juventusi ka bërë katër shitje në muajin janar.

Skuadra kampione nga Serie A ka shitur Sturaron e Favillin te Genoa për 25 milionë euro vlerë.

Gjithashtu, Juve i ka shitur Sampdorias portierin Audero për 20 milionë euro.

Në janar është larguar edhe Benatia për 8 milionë euro, ndërsa në total “Zonja e Vjetër” ka përfituar plot 53 milionë euro.

Kjo i bije që katër lojtarë në janar e kanë paguar vetëm gjysmën e shumës së dhënë për blerjen e Ronaldos.