‘Bac edhe sa thirrje’, artistët kosovarë në protestë

Disa artiste kosovare i janë bashkuar protestës kundër personave që përdorin pushetin për të abuzuar seksualisht me gratë, veçanërisht me të miturat dhe adoleshentet, të organizuar nga “Iniciativa e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Kosovë”

“Bac edhe sa thirrje” shkruhet në pankartën që Dafina Zeqiri mbante në duar. Këngëtarja u bëri thirrje ndjekësve t’i bashkoheshin protestës ndërkaq vetë marshoi kundër fenomenit.

Pjesë e protestës është bërë edhe këngëtarja Eliza Hoxha. “Përdhunuesit në burg! Kundër abuzimit të vajzave dhe grave në sferën publike e në shtëpi”, ishin fjalët e saj në postimin në Instagram.

Më herët, edhe Nora Istrefi, ka bërë një reagim në profilin e saj në Instagram, ku shprehu indinjatën për këto fenomene ndërsa krahason Kosovën e sotme me atë të epokës së luftës:

“Atëherë dhunonin serbët femrat shqiptare, ndërsa tani arsimtarët dhe policët tanë . Turp për Kosovën në çfarë niveli (gjendje) ka arritur!”shkruante këngëtarja.

Protesta mori shkas nga një adoleshente kosovare nga Drenasi e cila u përdhunua fillimisht nga profesori i saj, e më pas dhe nga hetuesi i cili i mori denoncimin. Hetuesi e shantazhoi, dhunoi, dhe shfrytëzoi seksualisht vajzën për një vit e katër muaj dhe pasi e la shtatzanë e detyroi të abortonte në një klinikë private në Prishtinë.