VIDEO/ Zbulohet si i preferuari i Linda Ramës, i solli katër milionë euro brenda një dite!

Ish-kryeministri Sali Berisha e ka shpjeguar qartë skemën e vjedhjes së 4 milionë eurove nga familja Rama brenda 24 orëve me energjinë elektrike në Kuvend.  Boshti i kësaj vjedhjeje është i preferuari i zonjës së Kryeministrit, Linda Ramës, emëruar në krye të OSHEE-së.

“Kjo mazhorancë qëndron mbi vjedhjen dhe korrupsionin, - theksoi Berisha, nga foltorja e parlamentit dhe kërkoi vëmendje, përmes kamerave:

"Qytetarë! Vetëm dhjetë ditët e fundit, brenda 24 orëve, klani i Edvin Kristaq Ramës vodhi në KESH, 4 milionë euro në 24 orë!

Siç thotë Komisariati i Energjisë në Vjenë, njerëz të afërt të kryehajdutit të vendit, blenë në kompaninë shqiptare, blenë energji. Tek kush? Tek akrabaja i familjes Rama, i emëruari dhe i preferuari i zonjës Basha: Ardian Çela.

Në fakt e blenë energjinë tek KESH-i dhe ia shitën Ardian Çelës. E blene 34 euro kilovatin dhe ua bleu, Ardian Çela, hajdutëve të Edi Ramës dhe për Edi Ramën, me 49 euro kilovatin.

Në 24 orë, nga ujërat e këtij vendi, nga digat e këtij vendi, nga sistemi i transmetimit, sistemi i shpërndarjes, kompanitë e lidhura me kryeministrin, vodhën 4 milionë euro. Kjo është vjedhja e fundit.”/ar.sh/SYRI.NET