Zjarr në banesat sociale në Shkozë, fëmijët po luanin me çakmak

Një zjarr ka rënë në një prej banesave sociale në Shkozë, duke shkaktuar panik tek banorët. Në kuzhinën e një prej apartamenteve dyshohet se ka patur rrjedhje gazi dhe flakët janë përhapur me shpejtësi.

Banorëve u është dashur që të vrapojnë nëpër shkallë për të mos u asfiksuar. Zjarrëfikëst kanë arritur të vënë në kontroll flakët, duke mos lejuar përhapjen e tyre.

Burime nga zjarrëfiksja bëjnë me dije se shkak ka qënë pakujdesia e fëmijëve, të cilët ishin duke luajtur me çakmak.

Ja informacion paraprak I policisë

Rreth orës 11:45, në Shkozë ka rënë zjarr në një banesë sociale i cili është fikur nga shërbimet e policisë dhe zjarrfikëses.

Nga zjarri janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të rënies së zjarrit.