Berisha për herë të parë: Bosnja mori nga Shqipëria e Kroacia barut e gjyle kundër serbëve

Ish-Kryeministri deklaroi nga Parlamenti se, gjatë luftës në Bosnje, Bosnja ka marrë nga Shqipëria barut dhe gjyle kundër serbëve. Deklarata e Berishës është bërë në një replikë me deputetin socialist i cili tha se Berisha gjatë luftës kishte thyer embargo.” Bosnja mori nga Shqipëria e Kroacia barut e gjyle kundër serbëve”, tha Berisha.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka dënuar me forcë sot në Kuvend, atë që e quajti “tregti territoresh” me Kosovën dhe akuzoi Edi Ramën dhe “argatët e Beogradit”, që edhe emrin e Merkelit e shqiptojnë sllavisht, “Merkell…”, se bëjnë gjithçka për karriget e tyre. Ish -Kryeministri theksoi me forcë: “E mbështesim fuqimisht marrëveshjen, por… PA COPETIM të territoreve. Copëtimi i territoreve hap Kutinë e Pandorës sjell bllokim automatik të integrimit.”

Por, me interes qe kur Berisha tregoi momentin kur Presidenti amerikan Bush e kishte pyetur haptazi se kur mendonte ai, Berisha, se duhej shpallur pavarësia e Kosovës.

Ish-Kryeministri Sali Berisha tha se, mbështet një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, por pa copitim territoresh. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Berisha tha se Rama po bëhet sherri i Ballkanit dhe se Merkel ka refuzuar takimin me të.

“Mbështesin marrëveshjen Kosovë-Serbi pa copëtim territoresh. Gjatë vizitës së presidenti Bush në Shqipëri më drejtohet duke më thënë se cili është mendimi juaj për Kosovën dhe unë thashë se ne duam që të jetë e Pavarur. Më tha kur mendon ti se duhet të shpallet pavarësi? I them se meqë ju e keni ndarë mendjen dhe ne do ju jemi mirënjohës, i thashë merrni kohën tuaj sepse nuk duhet të bëhemi mollë sherri mes jush dhe BE. Ky proces duhet të ecë me mirëkuptim dhe jo siç bën zotëria me argatët e Beogradit se tani Merkel po ikën. Kur ishte atje iu serviles me siperlativa, por Merkel refuzoi pritjen. Nuk e priti dhe refuzoi pritjen.

Rama po bëhet sherri i Ballkanit dhe faturën e paguajnë shqiptarët. Po bëhet sherri i Ballkanit sepse është i lidhur me vjedhjet dhe krimet. Dënoj me ashpërsinë më të madhe… Kosova dhe Serbia të zgjidhin problemet si dy shtetet të pavarura dhe jo mbi bazën e argatëve që s’kanë atdhe. Ata janë armiqtë të shqiptarëve dhe paqes në rajon”, tha Berisha.

Ja fjala e Berishës sot në Kuvend

“Zografi i dytë ka marrë përsipër të bëjë tregti territoresh ën Kosovë me argatët e Beogradit në Prishtinë. Lexojeni një intervistë të ministrit gjerman sot. Është socialdemokrat. Shikoni çfarë thotë dhe çfarë çmimi ka Shqipëria në këtë aferë.

“Këshilltari i Ramës kur fliste, thoshte “Merkelli” e shqiponte sllavisht. Asgjë nuk e cenon më shumë sigurinë tonë sesa argatët e Beogradët për karrigen e tyre.

Ne e mbështesim fuqimisht marrëveshjen, por… pa copëtim të territoreve. Copëtimi i territoreve hap Kutinë e Pandorës, copëtimi i territoreve sjell bllokim automatik të integrimit!

Po ju jap një shembull: Gjatë vizitës së presidentit Bush në Shqipëri ishte një moment i tillë, me të dy delegacionet. Presidenti më drejtohet, më thotë: “Më thuaj, cili është mendimi juaj për Kosovën, si zgjidhje?”

Natyrisht, unë mbrojtja me të gjithë argumentet që kisha, Pavarësinë.
Aty për aty më kthehet: “Qëndrojnë këto që thua ti. Kur mendon ti se duhet shpallur?”
Këta që ishin aty hapën sytë. Menduan se unë do t’i thosha “sot ose javën që vjen”.

“Jo, – i them! – Zoti President, meqë ju e keni bërë mendjen dhe shqiptarët do t’ju jenë përgjithmonë mirënjohës, merrni kohën tuaj! Se ne nuk duhet të bëhemi mollë sherri midis jush dhe Bashkimit Europian. Ky proces duhet të eci, dihet se kë kemi mik ne, dihet cili është destinacioni ynë. Ky proces duhet të eci me një mirëkuptim. Jo siç bën zotëria me argatët e Beogradit”.