Parashikimi i motit, 7 shkurt 2019
E Enjte dt 07 Shkurt 2019 moti do të jetë me kthjellime në zonën Perëndimore dhe vranësira me mjegull në zonat malore . Era do të jetë me drejtim Verilindje (NE) me shpejtësi maksimale deri në 8-15 m/sek në bregdet. Dallgëzimi do të jetë i forcës 4 ballë me lartësi vale 1,0 – 1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie në mëngjes.
Temperaturat min dhe max:Zonat malore -1/6°C
Zonat e ulëta 4/16°C
Zonat bregdetare 7/16°C