", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

Kjo FOTO e Bes Kallakut i futi të gjithë në mendime

Dje në mbrëmje aktori Bes Kallaku postoi në llogarinë e tij në Instragram një foto mjaft domethënëse. Lumturia kaq natyrale e këtij djali që i gëzohet këpucëve të reja, bëri atë që do të mbahej mend si një nga fotot më të famshme të Luftës së Dytë Botërore.

Vogëlushi austriak as që ja kishte idenë që dikush po e fotografonte, përndryshe emocioni i kësaj fotoje s’do të ishte gjallë sot e kësaj dite. Duket se aktorit të humorit diçka i ka kujtuar ekspresiviteti i tij dhe vendosi ta ndajë me ndjekësit duke shkruar: “Lumturia në një palë këpucë!”. Komentet kanë qenë të shumta, ndër ta edhe mjaft nostalgjikë të cilët nuk kanë ngurruar të shprehin lirshëm mendimin e tyre se çdo të thotë emocioni dhe gëzimi i një fëmije, aq më tepër disa dekada më parë, kur mundësitë ishin më të pakta.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Lumturia ne nje pale kepuce...

A post shared by bes kallaku (@bes_kallaku) on