Zbulohen përballjet e fazës çerekfinale në Kupën e Shqipërisë

Sot u kualifikuan 8 skuadrat në raundin tjetër të fazës çerekfinale të Kupës së Shqipërisë.

Ashtu siç edhe pritej, nuk ka pasur surpriza teksa kanë kaluar skuadrat pretendente. Ekipet e kualifikuara në turin e tretë eliminatore do të luajnë ndeshjet me sistem vajtje-ardhje sipas skemës së mëposhtme:

Për përcaktimin e çifteve gjysmëfinaliste hidhet short i lirë ndërmjet katër ekipeve të kualifikuara në këtë fazë. Ndeshjet e para çerekfinale luhen në datën 13 mars, ndërkohë që në datën 27 mars luhet ndeshjet e kthimit.

GRUPI A

Kamza – Skënderbeu

Partizani – Luftëtari

GRUPI B

Teuta-Kukësi

Tirana-Laçi