U shkarkua nga KESH, emërohet në krye të AKU-së

Ish-drejtori i Korporatës Energjetike Shqiptare, Agron Hetoja është emëruar në krye të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU).

Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të qeverisë, e drejtuar nga zv/kryeministri Erion Braçe.

Po sot, qeveria ka vendosur të shkarkojë nga detyra, Agim Ismailin si drejtor i AKU-së, duke e zëvendësuar kështu me Hetojën.

Vendimi ka hyrë në fuqi sapo është miratuar.