Bajerni merr lajmin e keq nga infermieria, ja sa do mungojë Neuer...

Bayern Munich nuk mund të llogarisë për tre muaj shërbimet e Manuel Neuerit.

Portieri gjerman ka probleme me gishtin e madh të dorës, prandaj në ditët e ardhshme ai do t’i nënshtrohet një operacioni.

Neuer pritet që të jetë larg fushës së gjelbër për tre muaj dhe me shumë mundësi pritet të rikthehet në fund të sezonit.

Bajerni do ta vuajë sërish mungesën e Neuerit në fazën çerekfinale të Champions Leagues ku do të përballet me Liverpoolin.