E rëndë/ 24 vjeçarja shqiptare shtatëzënë humb jetën në Itali

Një ngjarje e rëndë i ka shokuar të gjithë, shqiptarë dhe italianë.

Një 24 vjeçare nga Shqipëria, nëna e një fëmije dhe në pritje të fëmijës së dytë ka ndërruar jetë.

Mediat italiane raportojnë se 24-vjeçarja Joana Hoxha ka qenë në muajin e katërt të shtatzënisë ndërsa dyshohet se ka pësuar një arrest kardiak.

Ngjarja ndodhi në Francavilla al Mare të Italisë.

Sipas mediave italiane ajo ndodhej në banesën e saj kur u ndje keq së ashku me bashkëshortin Fabio Scarponi, i njohur në qytet si menaxher i dy lokaleve.

Pavarësisht se ai kërkoi ndihmë dhe stafi mjekësor mbërriti në vend ka qenë e pamundur t’i shpëtohet jeta nënës dhe foshnjës. Pritet që trupi i së resë t’i nënshtrohet një ekspertize mjekoligjore për të zbuluar shkaqet e plota të vdekjes.