VIDEO/ Messi duket i gatshëm para ‘El Clasicos’, ja çfarë ka bërë në stërvitje...

Sot në orën 21:00 në “Camp Nou” do të luhet “El Clasico” ndërmjet Barcelonës dhe Real Madridit.

Lionel Messi i cili morri një goditje në ndeshjen ndaj Valencias është rikuperuar dhe do të jetë i gatshëm për takimin kundër rivalëve të përjetshëm.

Gjatë seancës stërvitore argjentinasi shënoj disa gola të bukur, por më i bukuri ishte gjuajtja fluturimthi ndërsa topi nuk kishte rrugë tjetër vetëm të ndalej në rrjetë.