Pretendentët nuk falin, Tirana kualifikohet me vuajtje në Vlorë

U luajtën ndeshjet e kthimit të 1/8-ave të Kupës së Shqipërisë, ku 8 ekipi vijojnë rrugën drejt trofeut, shkruan Syri.net.

Ekipet janë të ndara në dy grupe, A dhe B. Në Grupin A me lehtësi u kualifikuan Partizani, Skënderbeu dhe Luftëtari, ndërsa me mjaft vështirësi Kamza eliminoi Vllazninë.

Në Grupin B, Tirana arrin me plot vuajtje të kualifikohet ndaj Flamurtarit, ashtu sikurse Laçi me Bylisin dhe Kukësi me Apoloninë, ndërsa Teuta e pati si “shëtitje”.

 Më poshtë mund të shihni rezultatet.

Grupi A:

Partizani-Kastrioti         3-0 (4-2)

Skënderbeu-Besëlidhja 3-0 (2-1)

Luftëtari-Egnatia           0-0 (3-0)

Kamza-Vllaznia             1-0 (1-2)

Grupi B

Kukësi-Apolonia            2-0 (1-2)

Laçi-Bylis                       3-0 (0-2)

Teuta-Lushnja                4-0 (3-1)

Flamurtari-Tirana          1-0 (0-2)