Juventus bën ‘tregti’ me Genoan. Ja blen 10 milion dhe ja shet 16.5 milion euro të njëjtin lojtar

Stefano Sturaro është zyrtarisht një lojtari i Genoas. Juventusi me skuadrën ligureze gjetën akordin mes tyre dhe lojtari do të jetë sërish i Genoas.

Sipas “Sport Mediaset”, ky operacion do të fusë në arkat e klubit bardhezi plot 16.5 milionë euro, të cilat do të merren me katër këste.

Sturaro ishte vendosur se do të shkonte si i huazuar deri në fund të sezonit, por pasi u bënë të gjitha analizat për të parë kondicionin dhe gjendjen e lojtarit në fund u arrit firma.

Kujtojmë që Juventusi e bleu nga Genoa lojtarin për 10 milionë euro në vitin 2014 dhe pas 5 vitesh e shet lojtarin 25-vjeçar, duke fituar nga një lojtar rezervë 6.5 milionë euro.