Botërori 2022/ FIFA ndan aksionet me Katarin

Federata Botërore e Futbollit, FIFA, thotë se ka ngritur një ndërmarrje të përbashkët me Katarin për organizimin e Kupës së Botës 2022.

Pas Rusisë, Kampionati Botëror do të zhvillohet në Katar.

FIFA tha në një deklaratë se do të mbajë 51 për qind të aksioneve, ndërsa Katari 49 për qind.

“Sot bëjmë një hap të madh në organizimin e ngjarjes më të madhe sportive në botë”, tha Sekretarja e Përgjithshme e FIFA-s, Fatma Samoura.

Katari, vendi i Lindjes së Mesme do presë Kupën e Botës, e cila  do të luhet nga 21 nëntor deri më 18 dhjetor 2022.