'Vetingu' dhe ONM-ja për show!

Prej kohesh kam shkruar qe disa anetare te KPK-se ose thene ndryshe “Vetingut” nuk e meritonin vendin ku jane! Qofte per lidhjet me politiken, kane qene te hetuar per vepra te ndryshme penale, kane probleme me pasurit, lidhje me krimin etj etj! Por veç ketyre, kam shkruar edhe per mosstandartizimin e vendimarrjes se tyre!

Pasi kam konstatuar se disa trupa gjyqesore te KPK-se po gjykojne me disa standarte duke ia kaluar edhe ish-gjyqtareve te Gjykates se Larte dikur, te cilet per nje çeshtje te njejte kishin tre vendime te ndryshme (praktika), duke bere lemsh gjyqtaret e Apelit apo Shkalles se Pare!

Atehere per keto vendimet e Gjykates se Larte, koleget e tyre e juristet thoshin qe vendimarrja ishte bazuar nga fakti se kush paguante me shume, dmth çeshtje pazari!!

Por tani çfare duhet te mendojme per keto vendimet e “Vetingsave” qe edhe pse konstatojne shkelje i konfirmojne ne detyre?! E disa te tjere, ndonese edhe me shkelje me te vogla i kane shkarkuar! 

Per keto e detaje te tjera dhe çdo dite e me shume, po me mbushet mendja se disa prej ketyre “vetingsave”, vendimarrjen e kane te dyshimte, per interesa personale, te njohjeve apo edhe konjukturave politike!

Ja disa nga vendimet e konfirmimit te prokuroreve e gjyqtareve, por qe kane pas shkelje dhe jane ankimuar nga Komisioneri Publik ose institucioni i vezhguesve nderkombetare, siç njihet ONM-ja, te cilet kane kerkuar shkarkimin ne fazen e pare ose me pas kane ankimuar vendimet!

Por siç duket anetaret e KPK-se, nuk po ia “fishkellejne” shume ketij perfaqesuesit te ONM-se ne fazen e pare te gjykimit! E kur shoh rastet, qe rendita me poshte, te them te drejten me lene shije te keqe dhe qe mendoj se ky proces nuk po arrin te me binde se reforma po funksionon! Ndoshta ne ditet ne vazhdim “vetingsat” do te krijojne eksperience e do te reflektojne ne vendimarrjet e tyre per t'i standartizuar keto vendime, por dyshoj se do te arrihet ne nje praktike te unifikuar!

RASTET:

Xhezahir Zaganjori - ka kryer evazion te ligjshem - U konfirmua!

Artur Malaj - fshehu vilen - ONM kerkoi shkarkimin - U konfirmua!

Ilir Toska - DSIK-ia kerkoi shkarkimin - U konfirmua!

Edmond Islamaj - Privatizoi prona me çmim qesharak, Komisioneri apelon - U konfirmua!

Besnik Cani - Probleme me pronat dhe aspektin profesional ONM kerkon shkarkimin - U konfirmua!

Marcela Shehu - bashkejetuesin ne burg per korrupsion - U konfirmua!

Gent Osmani - ONM kerkoi shkarkimin - U konfirmua!

Gentian Medja - ONM kerkoi shkarkimin - U konfirmua!

Donika Prela - Nuk pagoi taksat - U konfirmua!

Jetojme ne Shqiperi, jo ne BE.