Kupa e Gjermanisë, Werderi dhe Rashica eliminojnë Dortmundin

Werder Bremen ka kaluar në çerekfinale të Kupës së Gjermanisë pasi ka mposhtur Dortmundin në “Sigal Iduna Park”.

Ndeshja e rregullt përfundoi me rezultatin 1-1, ndërsa në shtesë skuadrat shënuan edhe nga dy gola të tjerë.

Milot Rashica luajti si titullar dhe pas 5 minutash lojë shënoi golin e parë të ndeshjes.

Ndërsa për Dortmundin realizuan Reus (45+3), Pulisic (105′) dhe Hakimi (113′).

Pas penalltive, Ëerder Bremen ishin më të saktë duke shënuar katër gola ndaj dy të Dortmundit.