Nga nesër do ndryshojë historia e futbollit, ja rregulli që do hiqet

UEFA ka bërë ndërmend që të heqë përfundimisht një nga rregullat më të famshëm në futboll, ose minimalisht ta modifikojë atë.

Presidenti i Federatës Gjermane të Futbollit, Reinhard Grindel ka kërkuar që të hiqet rregulli i golit në fushë kundërshtare, rregull që ekziston që nga viti 1965, kur u aplikua për herë të parë në finalen e Kupës së Kupave mes Duklës së Pragës dhe Budapest Honvedit.

Sipas asaj që shkruan sportivja gjermane “Kicker”, Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s, që do të mblidhet ditën e nesërme në Romë, do të marrë në shqyrtim propozimin e bërë.

Ky diskutim ka hasur shumë debat, ndërsa është propozuar dhe një vijë e mesme, ajo që ky gol të mos vlejë në rast se do të duhet koha shtesë prej 30 minutash për të shpallur fituesin.