Kluivert e thotë emrin: Barcelona duhet të transferojë këtë super sulmues

Ish-sulmuesi i Barcelonës, Patrick Kluivert beson se Marcus Rashford mund të ishte zëvendësuesi ideal i Luis Suarez.

Koha e Suarez te Barcelona po shkon drejt fundit, ndërsa uruguaiani po kalon sezonin e pestë me mbi 160 gola të shënuara.

“Më pëlqen shumë Marcus Rashford”, deklaroi Kluivert kur u pyet se kush do të ishte transferta  e ëndrrave për Barcelonën sipas tij.

“Do të jetë e vështirë për të transferuar atë. Por ai është një lojtar shumë i mirë”, tha ai.

“Unë nuk shoh shumë lojtarë që mund të luajnë te Barcelona. Pierre Emerick Aubameyang, ndoshta mund të luajë”.

“Nuk ka shumë. Ndoshta disa lojtarë të rinj që luajnë në La Liga. Por, për mua, mendoj se më i miri është Marcus Rashford”, përfundoi ai.