Solari shtang të gjithë me reagimin për Messin: Është nga një tjetër planet, Ronaldo...

Santiago Solari ka dhënë një deklaratë të jashtëzakonshme për Messin para “El Clasicos” që do të zhvillohet të mërkurën në gjysmëfinalen e Kupës së Mbretit.

“Messi është një golashënues i paklasifikueshëm”, tha Solari.

“Ai është i brendshëm në mënyrën e njëjtë sikurse stuhitë, vetëtimat ose era e stuhive, si fenomene atmosferike”.

“Çdo herë që Messi merr topin, tokat dridhet, të gjithë heshtin dhe trajnerët rivalë vendosin kokat në mes të shpatullave dhe duart i fusin në xhepat e tyre, si dikush që sapo ka parë rrufetë dhe ata nuk kanë zgjidhje tjetër përveçse të presin bubullimat”.

“Cristiano Ronaldo është lojtari më i mirë në botë, sepse Messi po luan një tjetër planet”, përfundoi elozhet trajneri i Real Madridit.