Mori para duke mashtruar, Gjykata e Durrësi vendos gjykim të shkurtuar për Olesia Dukën

Gjykata e Durrësit ka vendosur që të procedojë Olesia Dukën me gjykim të shkurtuar , pas kërkesës së bërë nga vetë e pandehura.

 Nga hetimet e Prokurorisë së Durrësit, përfaqesuar nga Madrid Kullolli, shumat marramëndëse të marra nëpërmjet mashtrimit, nga Olesia Duka, janë zhdukur në mënyrë mistërioze, pa lënë asnjë gjurmë.

Në seancën e ditës së sotme, zhvilluara në Gjykatën e Durrësit, pa praninë e të pandehurës, viktimat e mashtrimit në aktivitetin 3 vjecar të saj, kanë shpërthyer në lotë, akuza dhe thirrje për organet ligjore që të zbardhin ku ndodhen lekët qe Duka ka përfituar nga mashtrimi i saj.

Dëmi i shakaktuar ndaj 14 viktimave, përvec monetar, po u kushton edhe në prishje të familjes, pasi konflikti i lindur nga ky mashtrim, u ka prishur edhe martësën, duke u shkurorëzuar.

Sipas Prokurorit, Madrid Kullolli, Olesia Duka i ka pranuar akuzat e ngritura, por jo shumat që pretendojnë palët, ndërsa ka këkruar gjykim të shkurtura ndaj saj.

Viktimat janë shprehur në salllën e gjyqit se Duka ka bashkëpunëtorë në aktivitetin e saj kriminal dhe të zbulohen ata:" ku i ka cuar gjithë keto leke, gjithë këtë sasi monetare. Nuk e ka konsumuar për vete, me dikë ka bashkëpunuar, nuk ëehtë vetëm ajo gjithë kjo piramidë krimi."