Gjysëm milioni euro drogë, arrestohet shqiptari me 17 kg heroinë

Një sasi prej 17 kg heroinë është sekuestruar në Podgoricë, teksa në pranga ka rënë një shtetas shqiptar.

I arrestuari është identifikuar si shtetasi me iniciale E.A.

Lënda narkotike u sekuestrua në vendkalimin kufitar Bozaje, në hyrje të Malit të Zi.

Nëse do të hidhej në treg, vlera e drogës do të arrinte në gjysmë milioni euro.