Giani De Biasi, kandidat për të marrë drejtimin e klubit të Serie A

Skuadra e Cagliarit është duke përjetuar një moment negativ, teksa në 4 ndeshjet e fundit ka regjistruar 3 humbje dhe 1 barazim.

E ardhmja e trajnerit Rolando Maran duket në rrezik, teksa drejtuesit po mendojnë për një zëvendësues të denjë që mund ta nxjerrë ekipin nga kriza.

Mediat italiane kanë publikuar listën e kandidatëve të mundshëm që mund të zëvendësojnë Maran në krye të Cagliarit, teksa nuk mungon emri i ish-trajnerit të Kombëtares shqiptare, Gani De Biasi.

Në pritje të vendimit përfundimtar të presidentit Giulini, De Biasi shihet si një alternativë e mundshme për t’u rimëkëmbur skuadrën.

Në listë bëjnë pjesë edhe emrat e trajnerëve të tjerë si Roberto Donadoni, Masimo Carrera dhe Andrea Stramacioni.

Gjithçka mbetet në dorë të presidentit Giulini, i cili do të bëjë zgjedhjen përfundimtare për të ardhmen e skuadrës së tij.