FSHF përcakton datat dhe oraret, ja kur do luhen ndeshjet e javës së 21-të të Superligës

Java e 21-të e Kategorisë Superiore do të luhet në 3 ditë. Sfida mes Partizanit dhe Kastriotit do të jetë ajo që do të ngrejë siparin ditën e shtunë në orën 17:00.

Ndërkohë ditën e diel janë përcaktuar të zhvillohen plot 3 sfida.

Në orën 14:00, Kukësi e Tirana matin forcat, sikurse edhe Luftëtari e Flamurtari.

Dita e diel do të përmbyllet me sfidën mes Teutës dhe Kamzës që do të zhvillohet në orën 17:00 në stadiumin “Niko Dovana”.

E hëna ka në program vetëm një ndeshje dhe është ajo mes Skënderbeu dhe Laçit. Korçarët do të kërkojnë të rikthehen te fitorja pas plot 7 javësh.

Superliga, java 21

E shtunë, më 9 shkurt

Partizani-Kastrioti          ora 17:00

E diel, më 10 shkurt

Kukësi-Tirana                 ora 14:00

Luftëtari-Flamurtari        ora 14:00

Teuta-Kamza                  ora 17:00

E hënë, më 11 shkurt

Skënderbeu-Laçi             ora 18:00