Vdes pretendenti i fronit të Francës, Henri Orleans, Princ Leka në funeralin madhështor mbretëror

Princi Leka Zogu ka marrë pjesë në funeralin e Madhërisë së Tij, Henri i Francës, Kryetarit të Familjes Orleans, Kontit të Parisit. Ceremonia u zhvillua në kishën e “Shen Louis de Dreux” në qytetin Dreux ku ishin të pranishëm përfaqësues nga të gjitha Familjet Mbretërore të Europës.

"Të shtunën më 2 shkurt 2019, - rrëfen Princ Leka Zogu, -  ndoqa funeralin e Madhërisë së Tij, Henri Philippe Pierre Marie d’Orleans, Kont i Parisit, Kryetari i Familjes Orleans dhe pretendenti i fronit të Francës. Funerali u mbajt në Kapelën Mbretërore të Shën Luisit në Dreux.

Kjo ceremoni madhështore u ndoq nga anëtarët e Familjeve Mbretërore të Europës, Princi i Kurorës së Marokut, personalitete franceze, aristokratë dhe personalitete ndërkombëtare.

Shpreha ngushëllimet e mia tek Madhëria e Tij, Princi Jean i Francës dhe anëtarët e Familjes Mbretërore. Një rast i trishtuar, por një i paharrueshëm."