Prangoset shqiptari në Greqi, bashkëpunoi për vrasjen e një shtetasi belg

Një shqiptar është arrestuar me akuzën  për bashkëpunim në  vrasjen e një shtetasi belg në vitin 2018.

Vrasja ka ndodhur në lagjen ‘Neos Kosmos’ të Athinës.

Motivi i vrasjes lidhet me pazare të prishura droge. Viktima ka qenë pjesë e një grupi që trafikonin kokainë.

56-vjeçari belg ka humbur jetën në 16 qershor 2018, pasi është ekzekutuar me armë zjarri në kokë.

Ai ka qenë duke ecur në rrugë, kur tre persona i kanë prerë rrugën dhe e kanë qëlluar me plumb në kokë.