Hetimi ndaj gazetarëve/ Basha: Prokuroria vërtetoi që është mashë e krimit në rrugë dhe në qeveri

Kreu i opozitës Lulzim Basha, e ka cilësuar skandaloz vendimin e Prokurorisë për të hetuar gazetarët që publikuan skandalin se si vidheshin zgjedhjet në Durrës dhe në të gjithë Shqipërinë.

Sipas Bashës kjo nuk është më prokurori por mashë e krimit.

Ja postimi i Bashës:

Kjo prokurori që nuk arreston politikanët e kapur në flagrancë duke vjedhur zgjedhjet me krimin e organizuar, por hap hetime kundër gazetares që ka kurajon të publikojë skandalin në @zeriamerikes, nuk është më prokurori por mashë e krimit në rrugë dhe në qeveri.