Gratë e burgut vendosin të vrasin Arzun, ja ç’do ndodhë nesër në Xhenet

Melisa shkon të takojë Arzun në burg. Arzu pyet Melisën çfarë lidhje ka me personin që rrëmbeu Xhenetin. Melisa i tregon që nuk pati qëllim të keq por kërkonte që Xhenet ta falte. Arzu i thotë Melisës se sapo të dalë nga burgu do i tregojë Xhenetit se është nëna e saj.

Kaja i thotë Xhenetit të largohen për pushime për disa ditë. Xhenet nuk pranon të shkojë asgjëkundi pa dalë Arzu nga burgu. Bashkëpunëtori i rëmbyesit i tregon Kajas se prapa kësaj fshihet Melisa. Kaja telefonon Melisën dhe i kërkon të takohen.

Melisa kërcënon Kajan se do i tregojë Xhenetit marrëveshjen e tyre. Arzu zihet me të burgosurën dhe mbron Esman. Kaja mëson se rrëmbyesi ka dalë nga koma dhe Arzu do lirohet në seancën e parë. Arzu telefonon Xhenetin dhe i tregon se sot del nga burgu.

Kaja bën plan të marrë Xhenetin me forcë dhe të largohen. Shërbyesja shkon në dhomën e fshehtë të Kajas dhe gjen rrëmbyesin të lidhur.

Ajo informon Selimin. Esma mëson se gratë e burgut janë mbledhur për të mbytur Arzun. Esma njofton Arzun. Arzu tronditet dhe i del përballë grave të burgut./revistawho