Alex, vizitë blic në Tiranë! Cilat janë arsyet e vizitave të trashgimtarit të Xhorxh Soros Shqipëri?!...

Aleks Sorros djali i Xhorxh Sorros ka mberritur kete te hene ne Tirane ne nje vizite qe shenon te dyten ne me pak se dy muaj. Burime per syri.net bejne me dije se Alex Soros eshte pare sot ambjentet e Hotel Plazza ne Tirane, nen shoqerin e drejtorit te Fondacionit per Shoqeri te Hapur ne Shqiperi Andi Dobrusha. po cili eshte qellimi i vizitave te shpeshta te Aleks Sorros ne Tirane.

1) Koflikti Rama-Veliaj...

Burime per Syri.net bejne me dije se 3 dite me pare, po ne ambjentet e Hotel Plazza kryebashiaku i Tiranes Erion Veliaj dhe drejtori i Fondacionit "Soros" ne Tirane Andi Dobrusha jane pare duke konsumuar nje kafe te gjate nen shoqerine e njeri tjetrit. Megjithe tentativat si te Edi Rames ashtu edhe te Erion Veliajt per te zhbere zerat qe flasin per konfliktin pa paqe mes tyre, serish shfaqjet e fundit te sforcuar jane me shume konfirmimi sesa mohimi i konfliktit. Ne takimin e fundit me studentet ne krah te Rames, Erion Veliaj mezi i tha dy fjale ndryshe nga here e tjera kur ai shfaqej si sufleri i cdo arrijte-deshtim te shefit te vet politik. Erion Veliaj u angazhua me shume gjase me pahir nga Edi Rama per te replikuar me Ilir Meten te dielen per projektin e Unazes se Re. Por kushdo qe kujton sesi Erion Veliaj reagoi dikur ndaj Bujar Nishanit, pergjigja e Erion Veliajt ndaj Ilir Metes dukej me shume si temena ndaj Presidentit sesa si vasalitet i imponuar ndaj Kryeministrit. Ne dhjetor Aleks Soros e shpetoi Erion Veliajn nga emrimi si Zv/kryeminister. Pyetja eshte cili eshte rreziku qe i kanoset Veliajt nga Edi Rama keto dite aq sa ta sjelle urgjent Aleks Soros ne Tirane?!...

2). Ndarja e Kosoves...

Aleks Soros dhe babai i tij jane dy njerezit qe jane identifikuar si pjese e planit te Hashim Thacit per te ndare Kosoven. Nje nate me pare Edi Rama ka darkuar ne Prishtine me Hashim Thacin e Ramush Haradinaj ne sarajet e Presidentit te Kosoves. Hashim Thaci eshte nisur kete te hene drejt Uashingtonit per te marre pjese ne mengjesin e lutjeve ndersa la pas shpaten e Damokleut mbi koken e Ramush Haradinajt per te hequr taksen ndaj mallrave serbe ose rrezim i qeverise. A eshte mberritja e Aleks Soros ne Tirane nevoje per te  kolauduar goditjen perfundimtare ndaj Ramush Haradinajt dhe te avancuar planin ogurzi per ndarjen e Kosoves?

3). Universiteti i Soros ne Tirane?

Te enjten ne Parlament, kryetarja e LSI Monika Kryemadhi leshoi nje deklarate te forte kur paralajmeroi se Universitetit Amerikan qe financohet nga Xhorxh Soros dhe kishte qendren ne Hungari, do te zhvendoset ne Tirane. Universiteti ne fjale u largua nga Hungaria si pjese e nje aksioni anti-Soros qe kryeministri hungarez Viktor Orban ka ndermare ne mbare vendin. Te 3 arsyet qe permenden me lart jane fakte publike dhe te cilat ne axhenden e Soros kane kohen e tyre per tu adresuar sa me pare, ne dem te interesave te shqiptareve dhe ne favor te "trashegimise se te keqes", term qe Syri.net ka pagezuar babe e bir, Xorxh e Aleks Soros