Vasili në Syri.net: Kemi vetëm 1 kusht për Edi Ramën në protestën e 16 Shkurtit ...

Kreu i grupit parlamentar i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili i ftuar në studion e Syri.net, ka komentuar atë  se çfarë pritet të ndodhë në protestën e 16 Shkurtit.

Ai tha se kjo protestë pritet të marrin pjesë një numër shumë i madh qytetarësh, të cilët tashmë nuk e durojnë dot më regjimin e Edi Ramës.

Sipas tij kjo protestë ka vetëm një qëllim, që është largimi i Edi Ramës.

‘Mendoj si zoti Basha, që 16 Shkurti do të jetë deadline i fundit i Edi Ramës. Çdo minutë e humbur është shkatërrim i vendit. Unaza e Re duhet pezulluar dhe hetuar deri në fund. Organizimi është elementi më periferik, do të ketë një formësim shumë të madh popullor. Ne kemi vetëm 1 kusht, që Edi Rama si hajdut zgjedhjesh i provuar, dhe si hajdut fondesh publike dhe ky i provuar, është largimi i tij nga qeveria. Shqetësimet e shqiptarëve kanë shkuar deri në Amerikë. Qëndresa do të shkojë deri në fund’, deklaroi Vasili.