Atentati në Tiranë/ Policia e Tiranës reagon pas shkrimit të SYRI.net

Policia e Tiranës reagoi pas shkrimit të SYRI.net se mëngjesin e sotëm është bërë një atentat me armë në Tiranë.

Objektivi i këtij atentati ka qenë Edmond Kollari, ekskavatoristi ku mbeti i vdekur Ardit Gjoklaj në Sharrë.

Pas lajmit Policia ka dhënë edhe një deklaratë për mediat.

Njoftimi i Policisë së Tiranës:

Rreth orës 06:30 të mëngjesit në numrin e Emergjencave 112 ka ardhur një telefonatë nga shtetasi E. K., 43 vjeç, i cili njofton se në rrugën ‘5 Maji’, një person i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të tij e më pas është larguar.

Shtetasi E. K., nuk ka pësuar lëndime.

Shërbimet e policisë po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit.