Shqipëria, sokaku i të marrëve

Kjo është Shqipëria!

Nga sokaku i të marrëve

Pse mendoj ndryshe nga ju, nuk do të thotë që ju e doni Shqipërinë më shumë se unë.

Fjala nuk ka më vlerë. Përbetimet janë bajate dhe shëmti shpirtërore si degradim mendor i folklorizmit-primitiv të një shoqërie pa ndërgjegje dhe drejtësi.

Sa është shkëputur shoqëria shqiptare nga mitet e diktaturës dhe shërbëtorëve të saj dhe sa ka si modele vlerat dhe modelet e qytetërimit, lirisë, demokracisë-liberale, e tregojnë tre foto nga ‘Sokaku i të marrëve’ sa për mijëra fjalë.

Ulërasin për padrejtësinë dhe mitet e rreme të shqiptarëve si primitivitet shoqëror dhe kulturor. Si modele të trashëgimisë së trashëgimtarëve të diktaturës në demo(n) kracinë shqiptare.

1. Foto shtëpia e diktatorit Enver Hoxha në Gjirokastër rikonstruktuar nga shteti demo(n)kratik.

2. Shtëpia e ikonës së realizmit socialist gjatë sundimit më kriminal të Enver Hoxhës, ndjekësit të tij letrar si aksion politik, Isamail Kadare. Shtëpia e rimodeluar e zgjeruar e modeluar pa asnjë gjë nga origjinali, por si kulturë manipulimi e ndertuar me parate e taxpaguesve shqiptarë si tjetër mashtrim pa realitet.

3, Shtëpia e Mysinë Kokalarit, modeles intelektuale, kurajës qytetare, heroinës dinjitare, që në sallën e gjyqit deklaroj:

‘Pse mendoj ndryshe nga ju, nuk do të thotë që ju e doni Shqipërinë më shumë se unë’. Klith në heshtje, dhimbje, padrejtësi, zhgënjim e rrënuar nga flakët shtëpia e Kokalarit.